E diel, 22 Dhjetor, 2024

A po synohet rrënimi i çerdhes në Skenderaj për shkak të interesave personale!?

Ndërsa nga paratë e taksapaguesve në komunën e Skenderajt rrezikojnë të shkojnë dëm 120 mijë euro nga një projekt i financuar për ndërtimin e një çerdhe e cila ka mbetur në gjysmë që nga viti 2021, nga kur edhe ka filluar të dëmtohet. Andaj si zgjidhje po shihet rrënimi i saj, ngase rinovimi konsiderohet të ketë kosto më të lartë se sa rrënimi. E fajin për këtë nuk e pranon askush.

Rreth 120 mijë euro humbje mund t`i shkaktohen buxhetit të Kosovës me ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Komunën e Skenderajt. Kjo pasi objekti i cili që nga viti 2020 ka filluar të ndërtohej, ka mbetur në gjysmë, e ka filluar të dëmtohet.

Andaj, edhe komuna po mendon rrënimin e tij.

“Sipas ekspertëve 60% e projektit është projekti i dështuar. Ka mundësi që duhet me shikua me e rrënua krejt. Faza e hartimit të projektit ka qenë gabim. Kati i dytë është jashtë standardeve, 16 dyer nuk figurojnë, dritaret janë jashtë standardit që rrezikojnë edhe fëmijët”, ka thënë Fadil Nura, kryetar i Skenderajt.

Mirëpo kompanitë kontraktuese, ajo “World Medium” nga Malisheva dhe “Wenda” nga Vushtrria kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështim në implementimin e kontratës.

“Ne si kompani e kemi pasur fazën e parë dhe e kemi përfunduar konform projektit. Kemi edhe një referencë pozitive prej autoritetit kontraktues që i kemi përfunduar punët konform planit. Ndërsa fazën e dytë e ka marrë nëse nuk gaboj kompania “Wenda”. Gjatë procesit të punës ajo nuk i ka kryer punët si duhet”, përgjigjet kompania “World Medium”.

“Ne kemi pasur të bëjmë meremetimin e objektit. Ne jemi tërhequr për shkak të mënyrës se si i kanë lënë dritaret. Ne kemi thënë se ai nuk i plotëson kushtet, se nuk guxon të punohet në dritare, ose duhet të zvogëlohen ose duhet të bëhet diçka. Ka pasur mangësi të mëdha në projekt”, arsyetohet kompania “Wenda”.

Sipas Ministrisë për Zhvillim Rajonal, komuna ka qenë përgjegjëse për përcjelljen e drejtpërdrejt të punimeve.

“Ministria për Zhvillim Rajonal, bazuar në punët e kryera në vitin 2020, ka paguar shumën prej 69,720. 82 ?. Pas rishikimit të buxhetit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2021, është nënshkruar aneks-marrëveshja (nr. 1083, datë 15.09.2021) për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi i çerdhes për fëmijë, faza II, në vlerë prej 130, 000.00”.

Ministria për Zhvillim Rajonal ka paguar shumën prej 49, 372. 70, për faktin se operatori ekonomik ka arritur t`i kryejë punimet vetëm deri në këtë masë.

Mirëpo, nga qeverisja e kaluar në Skenderaj thonë se objekti është ndërtuar sipas standardeve, dhe po synohet të rrënohet për interesa personale.

Njësoj mendojnë edhe asamblistë të opozitës.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer