E enjte, 31 Tetor, 2024

Rrënohet një objekt në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Inspekcioni i Prishtinës ka marrë vendim për rrënimin e një objekti në lagjen “Arbëria”.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Komuna e Prishtinë.

Aty zotohet se inspektoriati do ta përcjellë rrënimin e objektit deri në implementimin e tërësishëm të këtij vendimi.

Njoftimi i plotë:

Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer