12 Vjeçari, Bleart Krasniqi nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka ndërruar jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm, shkruan portali rajoni.org.
Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet.
Ai pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.
Ljamin e kanë dhënë edhe familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
“Njoftim!
Njoftohen Familjar,miq,shokë,dashamirë
Djali Im Bleart Bekim Krasniqi ka nderruar jete!
Varrimi i te ndjerit behet sot me date 18.09.2024 ne oren 16:00
Ne varrezat e fshatit Tërpezë e Poshtme.
Me pikellim te thelle familja Krasniqi!”, thuhet n njoftimin e tyre.