E diel, 27 Tetor, 2024

Rreth gjysmë milioni euro kushtoi rinovimi i shkollës në Drenas, mirëpo nxënësit po shkojnë në shtëpi të mërdhirë

Një muaj më parë është bërë rinovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja, raporton portali rajoni.org.

“Lladrovci i shprehu mirënjohje ambasadorit Hovenier dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se “Ju keni bërë një vepër të madhe humane për komunën tonë dhe këtë ne nuk e harrojmë. Ashtu sikur nuk i harrojmë miqtë e ditëve të rënda kur popullit të Kosovës i kanosej zhdukja””, thuhej në njoftimin e 17 tetorit, të publikuar në faqën zyrtare të Komunës së Drenasit.

Mirëpo cila është gjendja reale e kësaj shkollë sot?

Që nga java e kaluar, një mot i ftohtë ka kapluar Kosovën dhe temperaturat po bien edhe nën zero, sidomos gjatë mëngjesit.

E koha më e ftohtë e ditës korrespondon me kohën kur nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” ulen në bankat e ftohta të klasës.

Prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle janë ankuar se që dy jave, nuk ka nxemje dhe, sipas tyre, fëmijët po shkojnë në shtëpi të mërdhirë.

Madje sipas atyrë jo që nuk ka nxemje, po disa prej tyre as nuk janë instaluar dhe funksionalizuar.

“Po du më raportu për një problem që është duke ndodhur në shkollën e Terstenikut; terë ai shi që ra mbrëmë, fëmijet tonë e shumë nxënës nuk kanë pasur ngrohje në shkolle; shikoj fotot që një muaj është përuruar edhe ende as nuk janë fonksionalizu”, thotë prindi për portalin rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer