Wednesday, December 3, 2025

Rrezarta Krasniqi: Energjia elektrike dhe lidhja me Serbinë, arteria financiare e Vetëvendosjes!

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook ka thënë në kabllogramet e WikiLeaks-it, janë edhe disa me mikun e Lëvizjes Vetëvendosje, Vukë Hamoviç-in, bashkëpunëtorin e afërt të Slobodan Millosheviç-it. Sipas Krasniqit, në një vend citohet edhe Hamoviç tek thotë se “do të humbisja miliona dollarë nëse EFT nuk do të lidhte kontrata furnizimi me KEK-un.

Ajo thotë se ato miliona Hamoviç i ka të sigurta sepse ja garanton qeveria e Martin Berishajt.

“Sot, Hamoviç-i ato miliona dollarë i ka të sigurt dhe ato kontrata të paprekura, sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt. Siç iu kujtohet, nga institucionet financiare të Kosovës, më saktësisht Njësia e Inteligjencës Financiare, u pati konfirmuar se Berishaj nxirrte vetëm nga bankat e Kosovës miliona euro, që i vinin në formë të pagesave nga Beogradi” shkruan Krasniqi.

Ajo tutje ka theksuar se energjia elektrike dhe lidhja me Serbinë janë arteria financiare e Vetëvendosjes duke ndarë një foto të Albin Kurtit me Martin Berishajn i akuzuar për përfshirje në mafinë energjitike.

“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit është mundësi e artë të këputet kjo nyje që Kosovën e varfëron e Vetëvendosjen e pasuron tutje.Qymyri i Kosovës, kjo rezervë e paçmueshme, që do të duhej të na mundësonte stabilitet energjetik, është e popullit, jo e Albin Kurtit, Vukë Hamoviçit e rrethit të tyre” mbyll postimin Krasniqi.

Reagimi i plotë:

Në kabllogramet e WikiLeaks-it, të publikuara kohë më parë, janë edhe disa me mikun e Lëvizjes Vetëvendosje, Vukë Hamoviç-in, bashkëpunëtorin e afërt të Slobodan Millosheviç-it.

Aty, në një vend, citohet edhe Hamoviç vetë tek thotë se “do të humbisja miliona dollarë nëse EFT nuk do të lidhte kontrata furnizimi me KEK-un (Kosovën)”.

Sot, Hamoviç-i ato miliona dollarë i ka të sigurt dhe ato kontrata të paprekura, sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt.

Siç iu kujtohet, nga institucionet financiare të Kosovës, më saktësisht Njësia e Inteligjencës Financiare, u pati konfirmuar se Berishaj nxirrte vetëm nga bankat e Kosovës miliona euro, që i vinin në formë të pagesave nga Beogradi.

Energjia Elektrike dhe lidhja me Serbinë janë arteria financiare e Vetëvendosjes. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit është mundësi e artë të këputet kjo nyje që Kosovën e varfëron e Vetëvendosjen e pasuron tutje.

Qymyri i Kosovës, kjo rezervë e paçmueshme, që do të duhej të na mundësonte stabilitet energjetik, është e popullit, jo e Albin Kurtit, Vukë Hamoviçit e rrethit të tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer