Thursday, December 11, 2025

Rrezarta Krasniqi godet Albin Kurtin: Po i shërben aventurës së vet, jo Kosovës

Kandidatja për deputete me numrin 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj Vetëvendosjes “është çështje e ambasadës”.

Krasniqi u shpreh se një deklaratë e tillë tingëllon sikur kryeministri po flet “për ndonjë OJQ të lagjes, e jo për aleatin kryesor që ka sponsorizuar pavarësinë e Kosovës”.

Ajo e quajti Kurtin “kryeministër largpamës me sulme ndaj SHBA-së”, duke theksuar se nënvlerësimi i aleatit strategjik është i rrezikshëm dhe i pamatur.

    Postimi:

Kur Albin Kurti thotë se qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj VV-së “është çështje e ambasadës”, duket sikur po flet për ndonjë OJQ të lagjes, jo për aleatin që e ka sponsorizuar pavarësinë Kosovës.

Kryeministër “largpamës” që sulmon e nënvlerëson SHBA-në. 🤦🏻‍♂️

Ja pra, kështu duket kur arroganca vishet me petkun e pushtetit, ndërsa qytetarët paguajnë faturën e aventurave të tij politike. Kujt po i shërben ky Kryeministër?

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer