Wednesday, December 10, 2025

Rrezarta Krasniqi godet Donika Gërvallen: Po vajton para zgjedhjeve, e pezmatuar nga kandidatura e Ukë Rugovës

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, lidhur me përfshirjen e Ukë Rugovës në listën e LDK-së.

Krasniqi ka thënë se pasurimi i listës së LDK-së me djalin e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ka “pezmatuar” kryediplomaten, e cila sipas saj po “vajton dëshpërimisht” para zgjedhjeve duke e ditur fuqinë që mbart kjo listë.

Postimi:

Lista e LDK-së për deputet e pasuruar me djalin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova e paska “pezmatuar” kryediplomaten e dështuar që po vajton dëshpërimisht para zgjedhjeve, duke e ditur saktë fuqinë që ka kjo listë e këta emra.

Rugovizmi është vizion politik i guximshëm ndërsa znj. Gëvalla-Schwarz nuk ka guxim sepse fshihet pas LVV-së e nuk guxon të garoj e vetme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer