Kandidatja e LDK-së për deputet, Rrezarta Krasniqi, ka bërë me dije se shëndeti i fëmijëve është prioritet i prioriteteve.
Në një video të postuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka vlerësuar se në mandatin e ardhshëm angazhimi i saj do të jetë edhe më i madh për të mirën e qytetarëve.
“Shëndeti i fëmijëve, prioritet mbi gjithçka! Me iniciativën time, spitali i pediatrisë në Mitrovicë u funksionalizua dhe sot ofron trajtim për fëmijët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Në mandatin e ardhshëm, angazhimi im do të jetë edhe më i madh për të mirën e qytetarëve dhe një shëndetësi dinjitoze për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi.