Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Kransiqi, ka deklaruar se populli nuk harron se si sipas saj u vodhën rezervat shtetërore nga njerëz të afërt të Kryemninistrit.
Krasniqi në një intervistë ka deklaruar se gjithë kjo ndodhi në kohën e pandemisë, kur qytetarët me zor e siguronin vajin dhe miellin.
“Populli nuk harron, më 9 shkurt i pret NDËSHKIMI ata që kanë vjedhur edhe në miell e në vaj! Kur njerëezit kanë qenë duke pritë para marketeve, para mullinjëve të ndryshëm në kohën e pandemisë, këtu kanë vjedhë rezerva shtetërore nga njerëz të afërt të Kryeministrit”, ka theksuar Krasniqi.