Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se qytetarët më 28 dhjetor do t’i japin fund, siç e cilëson ajo, keqqeverisjes së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një postim të saj, Krasniqi u shpreh se pakënaqësia e madhe me qeverinë aktuale do të reflektohet përmes votës së qytetarëve.
“Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë keqqeverisjen e Kurtit dhe LVV-së. 28 dhjetori është dita kur do të marrë fund pushteti i këtyre njerëzve që e dëmtuan shtetin e Kosovës.”
Ajo theksoi se LDK-ja përfaqëson shpresën për ndryshim dhe rikthim të qeverisjes së përgjegjshme.