Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se në tubimin e mbajtur sonte është konfirmuar bashkimi i qytetarëve rreth numrit 123, me synim sjelljen e ndryshimit të madh politik në Kosovë.
Në një reagim publik, Krasniqi tha se tubimi u karakterizua nga energji e jashtëzakonshme dhe entuziazëm i madh për të hapur një kapitull të ri për të ardhmen e vendit.
Sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet si shpresa reale për qytetarët, duke ofruar vizion, stabilitet dhe zhvillim.
“Sonte e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë. Ndjemë energjinë e jashtëzakonshme për të filluar një kapitull të ri dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e vendit,” ka shkruar Krasniqi.