Wednesday, December 24, 2025

Rrezarta Krasniqi: Vushtrria frymon me LDK-në, përkrahje e fuqishme për numrin 123

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se Vushtrria po tregon përkrahje të madhe për LDK-në dhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një reagim pas takimeve me qytetarë, Krasniqi theksoi se entuziazmi dhe besimi për ndryshim janë më të mëdha se kurrë më parë, ndërsa bashkëvendësit e saj kanë dëshmuar mbështetje të fuqishme për numrin 123, që sipas saj do ta udhëheqë Kosovën pas zgjedhjeve me kryeministër Dr. Lumir Abdixhikun.

“Vushtrria ime frymon me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sonte bashkëvendësit e mi e dëshmuan përkrahjen e fuqishme për numrin 123, që pas 28 dhjetorit do ta drejtojë Kosovën”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka shtuar se qëllimi i LDK-së është t’i rikthejë shpresën qytetarëve dhe ta drejtojë vendin drejt zhvillimit dhe stabilitetit.

“Entuziazmi për t’i dhënë shpresë Kosovës është më i madh se asnjëherë më parë, andaj të bashkuar do të ecim drejt një Kosove më të zhvilluar”, është shprehur ajo.

Në fund, Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj saj dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer