Friday, April 10, 2026

Rrëzohen të gjitha projektligjet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës i ka rrëzuar të gjitha propozimet për futjen në rend të ditës në seancën plenare të tetë projektligjeve të miratuara javën e kaluar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, përfshirë atë për çmimet tavan, për banimin social e të tjerë.

Projektligjen u rrëzuan për shkak të mungesës së numrave të shumicës parlamentare, pasi për ndryshimin e rendit të ditës duhen 2/3-tat e votave të deputetëve prezentë në seancë.

Nga rreth 100 deputetë në sallë, mazhoranca numëronte rreth 60 vota, të pamjaftueshme për miratimin e propozimeve.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci kërkoi mbështetjen e deputetëve për miratimin e tetë projektligjeve duke u thirrur në situatën urgjente në të cilën ndodhen institucionet.

Opozita e përbërë nga PDK, LDK dhe AAK arriti t’ia hedhë poshtë propozimet LVV-së duke arsyetuar se shqyrtimi i këtyre propozimeve nuk është çështje urgjente.

Vetëm Grupi Parlamentar Multietnik i dha mbështetje të gjitha projektligjeve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer