E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rritet duke i “shkelur” librat – Deputetja e Guxo’s jep shembull të keq

Deputetja e koalicionit qeverisës, Jeta Statovci, nga Lista “Guxo”, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me veprim e saj të fundit.

Statovci, e cila do të garojë për një mandat të ri në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka realizuar një set fotografik profesional.

Ajo gjatë fotosesionit të realizuar për qëllime promovimi, është shfaqur duke qëndruar mbi libra, një veprim jo fort i përshtatshëm.

Me qëllim që të duket më gjatë, ajo është fotografuar duke qëndruar mbi disa libra të vendosura në dysheme.

Libri, i cili përfaqëson dijen dhe arsimin është shpesh simbolikë kyçe për ata që kanë për detyrë të hartojnë dhe votojnë ligje që përmirësojnë sistemin arsimor dhe shoqërinë në përgjithësi.

Prandaj, përdorimi i tij si mjet për një pozë fotografike konsiderohet si mungesë respekti për vlerën që ai bart.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer