Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në Kosovë është rritur për 2.9 për qind në mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te produktet ushqimore si: kafe, çaj dhe kakao (+17.1%), perime (+8.7%), mish (+8.3%) dhe produktet e qumështit (+7.1%). Po ashtu, janë shënuar ngritje çmimesh edhe në shërbimet transportuese, hoteleri, kujdes personal dhe financa.
Inflacioni mujor për marsin 2025 është vlerësuar në 0.8 për qind