Tuesday, July 15, 2025

Rrokulliset traktori në Skënderaj, personi i lënduar jashtë rrezikut për jetë

Sot rreth orës 17:20, në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj ka ndodhur një incident, ku një person i moshës madhore është lënduar pas rrokullisjes së traktorit me të cilin po lëvizte.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila bëri të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësite policore tē stacionit policor Skenderaj dhe Emergjenca kane dale në vendngjarje, ku sipas mjekut personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim te mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë ajo.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer