Sunday, August 3, 2025

Rruga e harruar nga komuna e Skenderajt, Banorët e Kozhicës të lodhur nga premtimet boshe

Rruga “Martirët e Kozhicës” në fshatin Kozhicë të Skenderajt vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore, duke u kthyer në një shqetësim të madh për banorët e këtij fshati, raporton portali Rajoni.org.

Banorët e kësaj lagjeje, të cilët çdo ditë janë të detyruar ta shfrytëzojnë këtë rrugë për lëvizje, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për rajoni.org, duke u ankuar se ndihen të harruar dhe të injoruar nga komuna e Skenderajt.

Sipas tyre, pavarësisht se komuna është në dijeni për gjendjen e mjerueshme të kësaj rruge dhe pavarësisht premtimeve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për sanimin e saj.

“Jemi lodhur duke kërkuar ndihmë. Komuna e di shumë mirë gjendjen, por thjesht na injoron,” u shpreh njëri nga banorët për Rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer