Rruga rajonale që lidh Mitrovicën me Skenderajn, konkretisht në Shipol, që gjendet në hyrje të qytetit të minatorëve, paraqet një rrezik serioz për dëmtime të veturave, shkruan portali rajoni.org.
Kjo ndodh për faktin se në këtë lokalitet, që shtrihet në një gjatësi prej 2-3 km, janë vendosur jo më pak se 9 pengesa “policë të shtrirë”, siç quhen popullarisht, pa asnjë sinjalizim.
Ato janë të padallueshme deri në momentin kur automjeti përplaset me to./Rajoni.org/