Rruga “Zenë Veseli” në Aqarevë të Skenderaj është në gjendje të keqe infrastrukturore, shkruan portali Rajoni.org.
Banorët e të kësaj lagjeje, të cilëve u duhet çdo ditë ta kalojnë këtë rrugë, të pashpresë u janë drejtuar Rajonit.
Ata kanë thënë për Rajonin që institucionet komunale janë në njohuri për gjendjen e kësaj rruge, por që ende nuk kanë ardhur as ta shikojnë.
“Çdo banorë këtu duhet ta kaloj në këmbë çdo ditë për të dalë te busi, dhe deri te caku e marrin “një kerr lloq” me veti”, ka shkruajtur qytetari i kësaj lagjeje./Rajoni.org/