Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli, ka reaguar ndaj gjendjes së krijuar pas reshjeve të borës, duke kritikuar komunën për mungesë gatishmërie dhe mosveprim.
Sipas Zabelit, edhe më 8 janar komuna është gjetur në befasi nga bora, ndërsa rrugët nëpër fshatra janë tërësisht të papastruara dhe të pakalueshme për qytetarët.
Postimi:
Komunën e Skenderajt edhe me 8 janar e gjen në befasi bora rrugët nëpër fshatra tërësisht të papastruara e të pakalueshme.
Apo ndoshta edhe për këtë e ka fajin Albin Kurti?
Puna më e mirë që po e bën komuna është me luajt rolin e kukuvajkave.