E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Rusët e akuzuar për krime tani mund të zgjedhin – të shkojnë në luftë në vend të gjykatës

Andrey Perlov nga Novosibirsku në Siberi është arrestuar më 28 mars të këtij viti nën akuzat për vjedhje.

Ai është akuzuar nga shteti se ka vjedhur diku 3 milionë rubla (32 mijë dollarë) nga një klub futbolli në të cilin ishte drejtor menaxhues. Ai dhe familja kanë mohuar akuzat.

Perlov është fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 1992.

Ai është mbajtur në burg për më shumë se gjashtë muaj dhe familja ka thënë se po i bëhet presion që të shkojë në Ukrainë për të luftuar. Atij i është thënë se në rast se pranon, rasti i tij do të pezullohet kur të përfundojë lufta.

Nuk është sekret se të burgosurit janë rekrutuar për të luftuar në Ukrainë, mirëpo tani shteti rus është përqendruar te personat që janë në pritje të procesit gjyqësor.

Me ligjin e ri, prokurori dhe avokatët mbrojtës mund të pajtohen që t’i informojnë të akuzuarit se e kanë opsionin që të shkojnë në luftë në vend të gjykatës.

Ligji i miratuar në marsin e vitit 2024, do të thotë se nëse pajtohen, prokuroria do të pushojë të gjitha hetimet. Rastet e tyre do të mbyllen përfundimisht pas përfundimit të luftës.

“Kjo e ka kthyer përmbys sistemin e sundimit të ligjit në Rusi”, ka thënë Olga Romanova, drejtoreshë e organizatës që ofron shërbime juridike për të arrestuarit.

“Policia tani mund ta arresojë një person mbi trupin e një të vdekuri. Ata mund ta prangosin por pastaj vrasësi mund të thotë: ‘Prisni, unë mund të shkoj në operacionin ushtarak’, dhe rasti i tyre mbyllet”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer