Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se dy eko-fshatrat e komunës, Jasiq dhe Gjocaj, do të vazhdojnë të jenë prioritet i investimeve publike, duke i cilësuar ato si zona me potencial të madh zhvillimor dhe turistik.
Sipas tij, gjatë mandatit të parë të qeverisjes aktuale janë realizuar projekte kyçe infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e kanaleve të ujitjes, mureve mbrojtëse, asfaltimin e disa rrugëve, hapjen e rrugëve fushore, zgjerimin e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave dhe ndërtimin e urës që lidh Jasiqin me Gjocajn.
Në mandatin e dytë, ai paralajmëron vazhdimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit elektrik, asfaltimin e rrugëve dytësore dhe kompletimin e rrjetit të ujit të pijes në bashkëpunim me institucionet kompetente.
Postimi:
Të dashur junikas,
Jasiq dhe Gjocaj janë dy eko fshatërat e Junikut që kanë shumë potencial të cilin ne duhet ta zhvillojmë.
Këto dy fshatra kanë dhënë shumë heronjë dhe dëshmorë të kombit. Banorët e këtyre dy fshatrave kanë dhënë një kontribut historik për Junikun dhe gjithë Kosovën, qoftë para luftës, gjatë luftës si dhe pas luftës deri më sot. Fatkeqësisht këto dy fshatra kanë qenë të harruara për 12 vite të pushtetit të kaluar.
Prandaj gjatë mandatit tonë të parë kemi ndërtuar kanalet e ujitjes, kemi ndërtuar muret mbrojtëse, kemi asfaltuar disa rrugë, kemi hapur disa rrugë fushore, kemi zgjeruar shërbimin për mbledhjen e mbeturinave si dhe kemi ndërtuar urën që i lidhë dy eko fshatërat Jasiq dhe Gjocaj.
Ndërsa gjatë mandatit tonë të dytë, do të vazhdojmë me punimet për shtrirjen e rrjetit elektrik, do të vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve dytësore si dhe do të kompletojmë rrjetin e ujit të pijes në bashkëpunim edhe me institucionet tjera kompetente.
Me punë të ndershme, përkushtim, dhe duar të pastërta, më në fund do të krijojmë kushtet themelore për jetesë. Në këtë mënyrë do të transformojmë eko fshatrat Jasiq dhe Gjocaj, jo vetëm në vende të banueshme, por në qendra turistike të cilat do të jenë promotorr i zhvillimit për gjithë Junikun.
Vazhdojmë +4.
#LDK113
#JunikuPërtej



