Monday, October 13, 2025

Ruzhdi Shehu shpall fitoren: Vazhdojmë +4 pa balotazh – Urime Juniku im!

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe njëherësh kandidati për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, pas numrimit të rezultateve preliminare ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale, duke theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar pa balotazh.

Në një postim në rrjete sociale, Shehu ka shprehur mirënjohje për qytetarët dhe mërgatën junikase, duke theksuar se është mbajtur edhe një tjetër premtim i dhënë gjatë qeverisjes.

“URIME JUNIKU IM!
Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi:
VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur.
Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund.
Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit.
Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës,” – ka shkruar Shehu.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer