Salla 1 tetori e stërmbushur, Gjeneral Nuredin Lushtaku: Bashkë për Kosovën Fituese me numrin 137

0

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan portali rajoni.org.

Kandidati për deputet me bumër 5 i këtij koalicioni, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka thënë se me një pjesëmarrje masive, së bashku me partnerët e koalicionit, u bashkuan rreth numrit 137 për të shënuar fillimin e fitores që të gjithë e duam për Kosovën.

Postimi i plotë:

Bashkë për Kosovën Fituese me numrin 137 në Zgjedhjet e 9 Shkurtit!

Sot, me një pjesëmarrje masive, së bashku me partnerët tanë të koalicionit, u bashkuam rreth numrit 137 për të shënuar fillimin e fitores që të gjithë e duam për Kosovën.

Ky është një moment historik, ku përkushtimi dhe bashkimi ynë tregojnë se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

Me këtë koalicion, ne po punojmë për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.

#voto137
#NuredinLushtaku5
#idealperkosoven