Wednesday, June 18, 2025

Sami Lushtaku: 15 nipa e mbesa i kam në Kosovë, Albin Kurtit nuk i dhemb shpirti për Kosovë, s’e ka kërkënd këtu

Nënkryetari i Skenderajt, në një intervistë për T7 është shprehur se qytetarët duhet ta vlerësojnë punën e funksionarëve politikë e jo fjalët.

Nuk i kuptoj qytetarët. Qytetarët duhet me i vlerësu jo llafet, jo fjalët. Duhet me e vlerësu punën”, ka thënë Lushtaku.

Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se në disa raste i pyet njerëzit t’ia tregojnë se cili është një projekt që e ka nisur Qeveria Kurti dhe të cilin e ka përfunduar.

Tutje Lushtaku ka thënë se Kurti nuk shqetësohet për Kosovën dhe sipas tij në momentin që Kurti do t’i humb zgjedhjet, ai do të largohet nga Kosova.

Unë s’kam familje jashtë. 15 nipa e mbesa i kam në Kosovë.Albin Kurtit nuk i dhemb shpirti. S’e ka kërkand këtu. Unë besoj që ai nesër kur ti humb zgjedhjet, ka me ik prej Kosovës. Qytetarët e Kosovës duhet me qenë ma.. po pritoj me përdor terme të rënda. Kur kemi qenë në gjendje me dekë, duhet me qenë të gatshëm këtij Albin Kurtit me ia tregu vendin”, ka thënë Lushtaku

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer