Në qytetin e Klinës është bërë sot zbulimi i pllakës përkujtimore të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – Sandokani, në një ceremoni përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tij në luftën për liri.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, ka thënë se Komandanti Rexha ishte një nga bijtë më të devotshëm të lirisë së Kosovës.
Postimi:
Me nderim dhe krenari, sot në qytetin e Klinës bëmë zbulimin e pllakës përkujtimore të Komandantit Abedin Rexha – Sandokani, njërit ndër bijtë më të devotshëm të lirisë.
Kjo pllakë do të shërbejë si dëshmi e përhershme e sakrificës sublime, e guximit dhe e përkushtimit të tij në luftën për liri, duke i dhënë kontribut të çmuar çlirimit dhe dinjitetit të popullit tonë.
Nderimi ndaj tij është edhe zotim i yni për ta ruajtur dhe përcjellë të vërtetën e sakrificës së dëshmorëve tanë.
Lavdi Komandantit Abedin Rexha – Sandokani dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
SL