E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Sami Lushtaku: Besnik Bislimi burrë i ligë e servil, po do mu dokë mirë para Kurtoviqit, Albini dhe Vuçiqi në një vi politike

Në serinë e intervistave të emisionit “20MIN” të kosovalive.net i ftuar ishte nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.Lushtaku tregoi se çka ka bërë kur e ka kuptuar se djali i tij, deputeti Mërgim Lushtaku është sulmuar me shishe nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Jam ndje i shqetësuar, fal Zotit ka përfundu gjithçka mirë. Kjo është më se skandaloze. Deputetët e kanë Kuvendin vend pune. Unë nuk e kam menduar se ndonjëherë vjen tek kjo situatë. E kam marrë vesh pas gjysmë ore edhe jam nis menjëherë për Prishtinë se nuk e dija se çka po ndodh . ”, u shpreh ai.Në pyetjen se çka do të bënte po të ishte në Kuvend atë ditë, Sami Lushtaku u përgjigj me një buzëqeshje dhe tha se shpreson që mos të gjendet asnjëherë në ato situata.

Lushtaku nuk u kursye fare kur u pyet se si e cilëson zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke e quajtur servil, kurse kryeministrin Albin Kurti ai vazhdoi ta quaj Kurtoviq, siç e ka bërë edhe në disa intervista tjera.“Burrë i ligë e servil, po do mu dokë mirë para Kurtoviqit”, u shpreh ndër të tjera Lushtaku.

Sami Lushtaku tutje gjatë intervistës tregoi se Qeveria e Kosovës që dy vite e ka ndaluar një projekt për ujin që do të ndihmonte shumë qytetin e Skenderajt.Ai u shpreh se të gjitha procedurat janë përfunduar dhe se vetëm po pritet veprimi i Qeverisë, por që nuk po ndodh.

Kurti që dy vjet ia ka ndalur projektin për ujë Drenicës, këtë se ka bërë as Serbia gjatë luftës. Skenderaj i ka rezistuar Serbisë e regjimit të Millosheviqit.Nënkryetari i Skenderajt komentoi deklaratën skandaloze të analistit e ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi i cili në “Pressing” deklaroi se “Më mirë ishte në regjimin e Millosheviqit se sa në udhëheqjen kriminale PDK-LDK”.

“Po të kishte shtet ai do të duhej të përgjigjej, ka ofenduar familjet e dëshmorëve! Nuk lejohet të përdoret kjo gjuhë në televizionet tona. “, tha ndër të tjera Lushtaku.Në fund, Sami Lushtaku dha një mendim në lidhje mbi gjendjen në veri dhe veprimet e Qeverisë.

“Problemi i veriut nuk zgjidhet me forcë por me bashkëpunim me aleatët tanë. Albini dhe Vuçiqi në një vi politike, me veprimet që Albini i ka bërë këtu, i ka ndihmuar Vuçiqit atje”, tha Lushtaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer