Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se situata nga vërshimet në këtë komunë po menaxhohet me angazhim të plotë nga ekipet tona në terren.
“Që nga orët e para, zjarrfikësit, shërbimet publike, policia dhe institucionet përkatëse janë duke punuar pa ndërprerë për të parandaluar dëme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.”
Ai thotë se gjendja është nën kontroll.
“Aktualisht, falë edhe zvogëlimit të reshjeve, gjendja është nën kontroll dhe po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të gatshëm të reagojmë në çdo situatë. Falënderoj ekipet në terren për angazhimin dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”