Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se që të dy dëshmorët me armë në dorë i qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit.
“Sot kujtojmë me nder e krenari dy luftëtarë të paepur të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn, të cilët me armë në dorë i qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit. Trim Rasimi dhe luftëtari i pathyeshëm Ragipi ishin pjesë e atyre brezave që e vendosën lirinë mbi gjithçka, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në radhët e UÇK-së deri në rënien e tyre me 30 maj 1999”.
“Lavdi e përjetshme Rasim Kiçinës, Ragip Halilajt dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.