Sot u bë shpërndarja e pajisjeve bujqësore për 31 gra fermere nga Komuna e Skenderajt, në kuadër të projektit të realizuar në bashkëpunim me FAO-n dhe UN Women.
“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave dhe mbështetjes së tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë familjare”, ka thënë kryetari I komunës, Sami Lushtaku.
Gratë janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të shoqërisë dhe përkushtimi i tyre në punë e në familje meriton mbështetje të vazhdueshme.
“Gjatë këtij mandati do të vazhdojmë të krijojmë mundësi dhe programe konkrete për fuqizimin e grave në fusha të ndryshme, duke i mbështetur ato që të jenë pjesë aktive e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të komunës sonë”, ka thënë ai.