E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Sami Lushtaku: Në zgjedhjet e fundit ka pasur informacione që disa serbë e shqiptarë kanë dashur të më likuidojnë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushaku, ka treguar se në zgjedhjet e fundit nacionale i është ofruar përkrahje nga Policia e Kosovës për të mbrojtur meqë ka pasur informacione se është i rrezikuar.

Ai tha se disa serbe me disa shqiptarë e kanë përcjellë dhe kanë pasur për qëllim likuidimin e tij.

Megjithatë kreu i Skenderajt ka thënë se s’ka pranuar mbrojtje meqë konsideron se është i aftë t’i dalë zot vetes dhe familjes së tij.

“Unë jam vazhdimisht pjesë e kërcënimeve. Më kujtohet në zgjedhjet nacionale, ka pasur tentativa, Policia e Kosovës ka ardhë dhe më ka ofru siguri, për herë të parë po e them. Por s’kam pranu se iu kam thënë se jam i zoti me i dalë zot vetit dhe familjes. Ka pas tentativa që disa serbë me disa shqiptarë më kanë përcjellë dhe ka pas informacione që dojnë me më likuidu”, ka thënë Lushtaku në një intervistë për FRONTAL të T7.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer