Sami Lushtaku ka pranuar detyrën e kryetarit të Skenderajt. Pas ceremonisë së mbajtur në kuvendin komunal të Skenderajt, Lushtaku është pyetur edhe rreth rikthimit të Ramiz Lladrovcit në PDK, për të cilin u shpreh se nuk është PDK, por i respekton vendimet e partisë.
“Mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj, për mua Lladrovci nuk është PDK por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë”, shtoi ai.