Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme, ku janë diskutuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e banorëve lidhur me infrastrukturën dhe shërbimet publike, transmeton rajoni.org.
Gjatë takimit, kryetari Lushtaku ka folur për rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, si një mjet thelbësor për identifikimin e prioriteteve reale dhe adresimin e çështjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të tyre.
Postimi:
Sami Lushtaku takohet me banorët e Klinës së Epërme, diskutohen nevojat e Kuqicës dhe fshatrave tjerë
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme, ku janë diskutuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e banorëve lidhur me infrastrukturën dhe shërbimet publike, transmeton rajoni.org.
Gjatë takimit, kryetari Lushtaku theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, si një mjet thelbësor për identifikimin e prioriteteve reale dhe adresimin e çështjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të tyre.
Postimi:
Sot u mbajt takimi me qytetarët e Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme, ku u diskutuan nga afër nevojat dhe shqetësimet e tyre lidhur me infrastrukturën dhe shërbimet publike.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarë për identifikimin e prioriteteve reale, ndërsa u morën sugjerime konkrete që do të shërbejnë si bazë për planifikimin e projekteve të ardhshme.
Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre aktiv, duke siguruar se kërkesat e adresuara do të trajtohen me përgjegjësi dhe në interes të përbashkët!
SL