Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Lushtaku ka qenë i shoqëruar edhe nga disa bashkëpuntorë të tij, shkruan Jepi zë.
“Vizitë çlirimtarëve në Hagë!” ka shkruar Lushtaku në postimin e tij në rrjetin social facebook.
Ish komandanti nga Drenica nuk ka bërë të ditur se cilin nga të burgosurit e ka vizituar, por e ka lënë të kuptohet se të gjithë.
Dihet se në të kaluren Lushtaku nuk ka pasur marrëdhënie të mira me disa nga figurat e UÇK-së që po mbahen tani në Hagë.