Thursday, June 26, 2025

San Marino s’fiton nga viti 2004, s’e arriti fitoren as pas tentimit të 138-të

San Marino, e cila gjendet në pozitën e fundit të renditjes së FIFA-s, po shpresonte ta gjente fitoren e parë që nga viti 2004 kundër Kombëtares së renditur në vendin e 147-të në ranglistë, St. Kitts and Nevis.

Por, nuk ishte e thënë për këtë Kombëtare evropiane as në tentimin e 138-të radhazi, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo pasi San Marino humbi me rezultat 1:3 këtë javë.

E këtë të diel, San Marino do të luajë përsëri kundër St. Kitts and Nevis.

Ndoshta këtë radhë kësaj kombëtareje “do t’i dhez” dhe do ta shijojë fitoren e parë pas pritjes prej 20 vjetësh.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer