E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

SBASHK e AKK ankohen për qasjen e Nagavcit: Nuk u konsultua asnjëherë me ne

“Është një proces që duhet të ketë bashkëpunim të të gjithë neve”, kështu u shpreh sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci derisa foli për opsionin e ri të furnizimit me librat për nxënësit e shkollave, të cilët pritet ta fillojnë mësimin me 1 shtator.

Por kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha sot për Insajderin se ministrja Nagavci po vazhdon t’i neglizhojnë përkundër insistimin të tyre për ta takuar.

“Dy herë pas grevës kemi tentu me taku nga kabineti i saj na kanë thënë se është e zënë…”, ka thënë Jasharaj.

Viti shkollor do të fillojë por me mungesë të librave – fajtore: MASHT
Siç duket ministres i ka mbetur hatri për shkak grevave të mbajtura në krye me Jasharajn vitin e kaluar. Andaj, ajo mes tjerash sot tha se “Kritikat për mua për ministrinë mund të jenë të çdo llojshme por siç thashë për çdo kritikë të bazuar ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë dhe të marrim përsipër edhe kritikat nëse qëndrojnë”.

“Por deklaratat e pa menduara edhe shantazhet dhe presionet siç kanë ndodhur edhe në të kaluarën thjeshtë janë jo vetëm të papranueshme por nuk do të na ndikojnë në veprimet dhe vendimet tona”, deklaroi ajo.

Por përvec SBASHK, për qasje jo korrekte të MASHT-it përkatësisht ministres Nagavci po ankohet edhe Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Komunikimi i ministres Nagavci me drejtorë komunalë të Arsimit çalon, nuk ka pasur ndonjë takim me drejtorët komunal të Arsimit që nga muaji prill-maj përkundër insistimit të Asociacionit që të kemi takime të tilla. Është dashur që së pari të mblidhen drejtorët komunal të Arsimit dhe të diskutojnë për përfundimin e vitit të kaluar shkollor 2022-2023 dhe të zgjidhen sfidat por nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejt të ministers Nagavci me drejtorët që disa muaj”, tha Ibrahimi për Insajderin.

Ai theksoi se komunikimi i vetëm ka qenë mes zyrtarëve komunal e ministrisë për numrin e librave shkollor që nevojiten.

“Përveç që ka qenë komunikimi i zyrtarëve të ministrisë me zyrtarë komunal sa i përket mbledhjes së shënimeve për numrin e teksteve mësimore të cilat duhet të dërgohen nëpër komuna. Ky ka qenë i vetmi komunikim i zyrtarëve jo i ministres Nagavci me drejtorët komunal”, u shpreh ai.

Ibrahimi: Kush garanton se mjetet do të shpërndahen saktë në llogaritë e prindërve?
Ndërkohë, minstrja Nagavci u shpreh se tha se për kalendarin e ri shkollor është konsultuar me të gjithë, edhe me drejtorët komunal.

Sipas saj të gjithë si DKA-ët, AKK-ja, SBASHK-ut e Këshilli i Prindërve e kanë pasur të hapur mundësinë për të dhënë komente.

“Ministria e Arsimit në kuadër të kompetencave të veta mundohemi që t’i kryej të gjitha obligimet e veta për rifllimin e vitit të ri shkollor. Ne e kemi finalizuar edhe kalendarin që përcakton fillimin e vitit të ri shkollor, edhe pushimet dhe gjitha të tjerat. Në procesin e grupit punues ka pasur përfaqësues të institucioneve përfshirë besoj, drejtorë të shkollave, përfaqësues të prindërve të mësimdhënësve. Ka qenë në dëgjim publik dhe shqyrtim paraprak tashmë i kemi marrë të gjitha komentet, pra ka qenë i hapur për të gjithë ata që kanë interes dhe që mund t’i bëjnë jo vetëm këtij udhëzimi administrative por edhe tjerëve”, tha ajo përcjell Insajderi.

Ajo shtoi se këtë të martë do të ketë një takim me drejtorët komunal të Arsimit në Kosovë.

“Dhe në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor , po besoj që kolegët nga ministria tashmë e kanë dërguar ftesën dhe kemi planifikuar që të martën e ardhshme të takohemi me drejtorë të drejtorive komunale të Arsimit por përveç kësaj zyrtarët e ministrisë janë në vazhdimësi në bashkëpunim me zyrtarët komunal”, deklaroi Nagavci.

“Në disa raste e kam komunikimin unë vet personalisht dhe në disa raste kolegë të mija nga kabineti por në vazhdimësi nga ministria kemi kontakte…”, potencoi ajo.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer