E mërkurë, 2 Tetor, 2024

Schalke kërkon spanjollin, Raul me “sytë” nga stoli i “galaktikëve”

Schalke ka trokitur sërish në derën e “legjendës” së Real Madrid, Raul, i cili aktualisht është në krye të pankinës së skuadrës së dytë të “galaktikëve”, Real Madrid Castilla, mirëpo sërish spanjolli e ka refuzuar ofertën e gjermanëve.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ditët e fundit përfaqësuesit e ish-sulmuesit të famshëm të Realit, janë kontaktuar nga klubi i Gelsenkirchen për të marrë stolin e skuadrës, por spanjolli ka diçka tjetër në mendje.

Për momentin, Raul është i fokusuar te Castilla dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga mundësia për të marrë ekipin e pare të Real Madrid vitin e ardhshëm nëse Ancelotti nuk rinovon.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer