Kandidatja për deputete e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë një dëshmi të rëndë personale gjatë intervistës në “Infokus Live”, duke treguar se si familja e saj ishte goditur drejtpërdrejt nga dhuna serbe gjatë luftës.
Ajo rrëfeu momentin traumatik kur forcat serbe i kishin arrestuar babain para syve të saj dhe të familjes.
“Ushtarë serbë ma kanë marrë babën. E kam pas në burg në kohë të luftës. E kanë marrë para meje, vëllaut e nanës, babën edhe axhën, dhe na kanë lënë vetëm me gjyshin. E kanë rreh aq shumë sa nuk e kam njohur kur ka ardhë në shtëpi. I kanë gjetur trosha në kerr dhe i kanë thënë se po çon bukë ushtarëve të UÇK-së,” tha Krasniqi.
Ajo theksoi se kjo përvojë e rëndë i ka formësuar bindjet e saj dhe e ka shtyrë të angazhohet për vendin.