Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan.
Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dyshuari për vrasjen e tyre është është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati.

Ndërsa redaksia ka mësuar se policia ka arrestuar njërin nga djemtë e tij, i përfshirë në vrasje në Gjilan./IndeksOnline/