Ai ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë liqen, duke thënë se noti është i ndaluar në çdo liqen në Kosovë.
“Po të më pyeste dikush mua, asnjë njeri s’do ta lija të lahej atje. Temperatura është mbi 40 gradë jashtë dhe kur hyn menjëherë në ujë të ftohtë, trupi pëson ngerç dhe mund të mbytesh në pak sekonda”, ka thënë ai në KlanKosova
Por paralajmërimi më shqetësues nga Vitija lidhet me rreziqe të tjera, të cilat potencialisht, siç thotë ai, mund të jenë vdekjeprurëse.
“Para dy javësh kemi ndërmarrë një aksion për largimin e motorëve me benzinë që i përdorin serbët atje – rreth 70 anije. Aty kam gjetur edhe tela të rrymës që vijnë nga vilat e serbëve në ujë. Në momentin që ndizet agregati i ndonjërit prej tyre, nëse je brenda në ujë, të mbyt rryma”, deklaroi ai.