Dje, një shtetas Serb është arrestuar në fshatin Llapushnik të Drenasit, pasi e ka thyer xhamin e një lokali, shkruan portali rajoni.org.
Pronari i lokalit është ankuar në Polici për rastin.
“ Fsh. Llapushnik, Gllogoc 17.08.2023 – 18:59.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi i njëjti sipas ankuesit mashkull kosovar, kishte dëmtuar xhamin e lokalit”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Rajoni.org/