Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një video ka bërë të ditur se serbi i arrestuar dje Milun Milenkoviq, i njohur si “Lune”, ishte ai që sulmoi dy shqiptarët në Mitrovicën e Veriut.
VV-ja e njofton këtë me anë të ‘Facebook’-ut, duke shënjuar “Lunen” në video përgjatë momentit të dhunës.
“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së.
“Lune”, siç raportojnë mediat, dyshohet për tri vepra penale, ndër të tjera edhe për terrorizëm.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se serbi i arrestuar ishte pjesë e Mbrojtjes Civile dhe tha se i njëjti sulmoi zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it.
Republika nuk zmbrapset!
Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-it, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës. pic.twitter.com/fqotE8oPo7
— Lëvizja VETËVENDOSJE (@LVetevendosje) June 14, 2023
Dy shqiptarë u rrahën barbarisht më një qershor në pjesën veriore të Mitrovicës, teksa po shetisnin atje.
Videoja e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje: