E shtunë, 28 Shtator, 2024

Seriali “Me Gjylën” ka arritur marrëveshje me televizionin T7. Shumë befasi, surpriza dhe karaktere te reja…ju presin, shihemi në tetor. Faleminderit për përkrahjen!

Në përfundim të konferencës para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka shkëmbyer disa fjalë me gazetarin kosovar, Gazmend Syla, i cili kërkoi t’i bënte presidentit serb disa pyetje shtesë.

Vucic i thotë gazetarit Syla se i ka parashtruar katër pyetje, ndërkohë që e fton në Beograd “për t’iu përgjigjur në të gjitha pyetjet”.

Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”, ka thënë Vucic.

Ndërkohë Syla i është kundërpërgjigjur duke i thënë Vuçiqit të vijë në Prishtinë.

“Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia kthen gazetari Syla.

Pas kësaj Vuçiq u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti.

“Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.

“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari Syla.

Ndërkohë Vuçiq i përgjigjet që s’mund ta pyes Kurtin, por e pyet “popullin e tij”

“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më sheh”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer