PSG e ka nisur furishëm aventurën e re në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Francës e kanë mposhtur Borussia Dortmundin, me rezultat 2-0, të martën në ‘Parkun e Princave’ në derbin e Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Mbappe (49’) nga penalltia dhe Hakim (58’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Luis Enriques.
Ndërkohë, Manchester City me fitore e ka nisur mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve, duke mundur me përmbysje Cervena Zvezdën, me rezultat 3-1. Alvarez (47’, 60’) dhe Rodri (73’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës, derisa golin e vetëm për skuadrën serbe e realizoi Bukari (45’).
Barcelona e ka shkatërruar Antwerp-in, me rezultat 5-0. Katalonasit kanë qenë ekip dominues gjatë terë lojës. Joao Felix (11’, 66’), Lewandowski (19’), Bataille (22’ autgol) dhe Gavi (54’), shënuan për fitoren e katalonasve. Në radhët e skuadrës belge titullar ishte edhe kosovari Arbnor Muja, i cili me humbje të thellë debuton në Ligën e Kampionëve.
Lazio-Atletico Madrid ishte një tjetër sfidë interesante, e cila u mbyll baras 1-1.
Të gjitha rezultatet: