Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci kishte bërë një reagim publik më 30 janar në lidhje me konkursin e hapur nga kompania regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” për kryeshef ekzekutiv, duke thënë se nuk do të lejoj që Skenderaj me vetëm 10% të aksioneve ta zgjedh drejtuesin e kësaj ndërmarrje lokale, transmeton rajoni.org.
Dy javë pas këtij reagimi të kryetarit Peci, sot në KRM “Uniteti”, ka pasur zhvillime të reja, ku Bordi i ndërmarrjes me shumicë votash i ka vazhduar mandatin edhe për 3 vite Sekretarit të kësaj ndërmarrje, Sami Syla.
Sami Sylës që sot i është vazhduar mandati është nga Skenderaj dhe i afërt me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.