Artistja e famshme Shakira së fundmi ka marrë vëmendje me fotografitë e saj të reja.
Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale fotografi mjaft tërheqëse duke pozuar me aktorin e serialit “Emily In Paris”.
Ata shihen në krahët e njëri-tjetrit teksa artistja është e veshur ngjyrë rozë dhe aktori ishte pa këmishë duke pozuar vetëm me pantallona.
Padyshim se këto foto sesione kanë shkaktuar kaos në rrjete menjëherë pas publikimit.
Duket se aktori britanik do të jetë në videoklipin e këngës së Shakirës “Punteria” që bënë pjesë në albumin e saj të ri “Las Mujeres Ya No Lloran” i cili do të dalë më 22 mars.