E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shefi rrah punëtorin, u kapën për shkak të punëve ndërtimore

Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe motivet jo rrallëherë dalin të jenë për punës dhe pagës. Konfliktet e tilla verbale përfundojnë edhe në përleshje, për çka të dyshuarit futën në telashe. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në këtë incident janë përfshirë një punëtor 25-vjeçar dhe pronari i një kompanie ndërtimore në Prizren.

Sinjali mëson se i riu punon në kompaninë e të dyshuarit, me të cilin janë kapur për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete për shkak të kryerjes së disa punëve nga ana e punëtorit.

Konflikti verbal që kishin me njëri-tjetrin dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, ashtu që shefi ka goditur me shuplakë punëtorin e tij, duke i shkaktuar lëndime.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rastit, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili nuk është kapur akoma përkundër kërkimeve nga ana e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer