Policët e Stacionit Policor në Skenderaj së bashku me Komandantin e tyre, Muhamet Kajtazin pas përfundimit të orarit zyrtar po vihen në shërbim të qytetarëve për sanimin e situatës së krijuar pas vërshimeve të fundit.
Ata po punojnë në mënyrë vullnetare, fillimisht i ndihmuan ushtarët në zbarkimin e ndihmave që i kanë sjellë për familjet e prekura, e pastaj edhe me pastrimin e qytetit.
Postimi i plotë i Komandantit Kajtazi:
“Sot për vikendë me 22.01.2023.
policet nga Skenderaj, ndihmuan ushtaret e FSK-së për t’shkarkuar ndihmat e dedikuara për familjet e demtuara nga verrshimetë . Me vonë policet nga Mitrovica u bashkuanë në aktivitët për pastrimin e Qytëtit , parkut Idriz Rreci dhe rrugeve pas verrshimeve . Deri sa ne pastronim parkun u ndal nje veturë pranë neshë ,doli nga vetura i nderuari që dinë të nderoi zotëri Pajtim Kastrati përfaqësues i kompanisë Pam Kos i cili kur kuptoi së komandanti me polic nga Skenderaj është duke pastruar , na i dhuroi të gjthëve nga një palë dorza e nga mjë xhaket shiu e na bëri pjesë e një iniciative vullnetare nga gjithë Kosova .”