Sunday, July 6, 2025

Shembull suksesi: Fermeri mitrovicas rrit kapacitetin e fermës me përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë ka vazhduar përkrahjen e drejtpërdrejtë për fermerët vendorë, duke ndihmuar në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale. Një nga përfituesit e fundit është Nezir Sadiku nga fshati Vidishiq i Mitrovicës, i cili ka përfituar një grant në vlerë prej 49,869 euro, shkruan rajoni.org.

Sadiku aktualisht posedon 5 viça dhe 6 lopë, ndërsa me këtë përkrahje financiare synon ta rrisë numrin e gjedhëve me edhe 20 krerë të tjerë, duke e çuar fondin e tij blegtoral në 30 krerë.

Përveç blegtorisë, Neziri është i angazhuar edhe në kultivimin e tokës bujqësore, duke mbjellë 2 hektarë me grurë dhe 6 hektarë me jonxhë, të cilat i përdor për ushqimin e bagëtive të tij.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, theksoi se kjo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar një bujqësi më të fortë dhe një ekonomi rurale më të qëndrueshme, duke sjellë përfitime konkrete për fermerët kosovarë.

Postimi:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer