E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Shfaqet lideri politik i Hamasit – ka një mesazh për Izraelin dhe ‘për ata që qëndrojnë pas tij’

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se dështimi i Izraelit në konfliktin aktual ka pasoja të rënda dhe do t’i kushtojë shtrenjtë, duke përfshirë jetën e disa prej të burgosurve të tij të mbajtur nga grupi.

Në fjalimin e tij të mërkurën, Haniyeh shtoi: “Ne i themi armikut dhe atyre që qëndrojnë pas tij se përpjekjet tuaja të mjerueshme për të mbuluar dështimin tuaj duke kryer masakra brutale kundër civilëve të pafajshëm me gjithë poshtërsinë tuaj, nuk do t’ju shpëtojnë nga disfata”.

“Ju u mundët në 7 tetorin e lavdishëm dhe këtu po pengoheni në hyrjen tuaj në tokë që keni nisur përballë heronjve tanë trima dhe popullit tonë të pambrojtur”, citohet të ketë thënë ai, shkruajnë mediat e huaja.

Ai deklaroi se ajo që do të publikohet për numrin e humbjeve izraelite në luftë “do të tronditë pushtuesin”.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke përcjellë një mesazh për komunitetin ndërkombëtar dhe rajonin, duke thënë: “Këtu i paralajmërojmë përsëri se Netanyahu nuk ka asnjë problem për t’i vënë zjarrin tokave të gjelbra dhe të thata në rajon dhe më gjerë për të mbrojtur veten dhe ekstremistët rreth tij”.

Haniyeh theksoi se lëvizja paraqiti një vizion gjithëpërfshirës që “fillon me ndalimin e agresionit kriminal, hapjen e pikave kufitare dhe përfundimin e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe përfundon me hapjen e rrugës politike për krijimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytetin e tij, Jerusalemin dhe të drejtën për vetëvendosje”.

“Por Netanyahu po e zvarrit dhe po mashtron audiencën e tij me premtime të rreme që ne nuk do ta lejojmë t’i përmbushë”, ka shtuar ai.

Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit të fundit, duke përfshirë të paktën 8,796 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë njerëz në Gaza për shkak të rrethimit izraelit. /Telegrafi/

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer